Blero kujton Ballistin pas humbjes nga Franca (Foto)

Këngëtari Blero ka kujtuar tifozin e madh të kombëtares, Ballist Morinën.

Ballisti, i cili pati rol krucial në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016 me dronin e tij të lansuar mbi Beograd, po ndiqet ende nga ligji.

Por, në përkrahje të tij ka dalë këngëtari Blero Muharremi.

“Njeriu i cili është dashur të jetë në mesin e tifozëve Kuq e Zi je ti. Asnjë tjetër tifoz nuk e ka merituar më shumë se Ballisti që të jetë prezent sonte”, u shpreh Blero në llogarinë e tij në Instagram.

Temat
Showbiz

Të afërta