Bie numri i kërkesave për azil në BE

Numri i kërkuesve për azil në BE ka rënë me një të tretën në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot agjencia evropiane e statistikave.

Në raport thuhet, se agjencia ka regjistruar 290,000 kërkesa individuale në tremujorin e parë të vitit, ndërkohë që në të njëjtën periudhë në vitin 2015 ishin të regjistruara 426,000 kërkesa, raporton AP.

Shumica e kërkesave për azil, përfshirë 102,000, janë paraqitur nga emigrantët nga Siria, ndërsa pjesa tjetër e aplikantëve ishin me origjinë nga Iraku dhe Afganistani, transmeton Indeksonline.

Gjermania ka marrë deri tani numrin më të madh të kërkesave, Estonia ka numrin më të vogël, vetëm pesë kërkesat për azil, ndërsa në Sllovaki janë paraqitur 15 kërkesa.

Temat
BotëLajme

Të afërta