Anglia dhe Sllovakia kanë shënuar fitore në xhiron e dytë të grupit B, duke mundur Uellsin, respektivisht Rusinë.
Pas xhiros së dytë, situata në grupin B është bërë shumë interesante, dhe të gjitha kombëtaret janë në lojë për të kaluar tutje.
Dihet se këtë Evropian, gjasa për të kaluar në raundin tjetër ka edhe vendi i tretë.
Tani me nga dy ndeshje të zhvilluara, Anglia kryeson me 4 pikë, i ndjekur nga Uellsi dhe Sllovakia me nga 3 dhe Rusia në fund me 1 pikë.
Në xhiron e fundit takohen Anglia me Sllovakinë dhe Uellsi me Rusinë.