Në tetor të vitit 2014, u botuan mesazhe të shumta të shkëmbyera mes mjekëve të dyshuar të QKUK-së dhe atyre të klinikave private.
Gjatë asaj kohe ishin arrestuar Ali Hocaoglu, Antonio Georgiev, Borce Petrovski, Lulzim Brovina, Reshat Emra, Elfedin Muhaxheri, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, kurse u intervistuan edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Ferid Aganin dhe sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.
Lexoni edhe : Zyrtare: Në rastin “Stenta”, ka të akuzuar edhe të huaj
Në mesazhet e publikuara shiheshin pazaret në mes mjekëve, pazare këto që bëheshin me jetë të pacientëve. Këto mesazhe u publikuan nga emisioni Jeta në Kosovë.
Pas shumë muaj hetimesh, sot, eventualisht nesër, do të ngritet aktakuza për 91 mjekët të dyshuar në rastin “Stenta”, njoftojnë burimet për first channel.
Dyshimet e Prokurorisë janë ngritur për “Keqpërdorim të pozitës” apo “Autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Po ashtu Prokuroria ka ngritur dyshime edhe për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Ky rast është hapur qysh në vitin 2014, pas skandaleve të shumta të disa kardiologëve , të cilët me veprimet e tyre kanë shkelur edhe betimin e “Hipokratit” për profesionin human që kanë zgjedhur.
Në fund të muajit Janar të këtij vitit, kardiologët në Qendrën Klinike Universitare, patën bojkotuar punën duke mos ofruar asnjë shërbim për pacientët e shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë.
Mirëpo shumica nga kardiologët edhe pse ndërprenë punën në Klinikën e QKUK-së, ata nuk vepruan njejtë në spitalet private. Përkundrazi, vazhduan punën normalisht, duke trajtuar pacientët.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, pati njoftuar se Prokuroria do të ftojë të gjithë mjekët e dyshuar, të cilët janë përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre dhe të sqarojnë dyshimet si dhe të paraqesin mbrojtjen e tyre.
Lexoni edhe: Ekskluzive: Aktakuzë për rastin ”Stenta”, 60 të akuzuar
Poashtu Lumezi kishe theksuar se nuk të pranojë kurrfarë ndikimi, ndërhyrje apo tentativë për të penguar punën e Prokurorit të Shtetit në fazën e kryrjes së funksioneve prokurorialenë hetime penale.