Kjo nënë lindi 17 fëmijë brenda 20 vjetësh, por nuk e pa asnjërin

Një nënë në Newcastle të Anglisë ka lindur 17 fëmijë, por për asnjërin nuk ka pasur mundësi që të kujdeset, pasi shteti ia kishte marrë kujdestarinë pa dhënë ndonjë arsye.

Nëna besohet se ka mbetur shtatzënë duke filluar kah mesi i viteve ’80, por nuk ishte lejuar që të mbajë fëmijët e saj, të cilët i janë marrë pak orë pas lindjes.

Arsyet e sakta për marrjen e fëmijëve nuk dihen, por organizata të ndryshme kanë thënë se varësia nga alkooli dhe droga janë faktorët kryesorë në këtë rast.

Këto shifra janë publikuar nga Bashkia e qytetit të Newcasltet, si pjesë e programit me Barnardos, kompani që ka lansuar një projekt për t’i ndihmuar nënave që u është marrë kujdestaria e fëmijëve, transmeton Koha.net.

Bashkia e qytetit anglez ka refuzuar të japë ndonjë sqarim lidhur me marrjen e kujdestarisë së fëmijëve, duke thënë se nuk ka asgjë të pazakonshme për këtë rast.

Temat
Shëndet

Të afërta