Ja kush do të jetë kapiten i Shqipërisë kundër Francës

Ansi Agolli do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen e së mërkurës ndaj Francës..

Në një konferencë për mediat të mbajtur pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtarja në Francë, Agolli dha se ndihej i vlerësuar për vendimin e De Biazit dhe në të njëjtën kohë, foli për përgjegjësitë që mbart shiriti i lënë nga Lorik Cana, pas kartonit të kuq që mori ndaj Zvicrës.

Agolli tha se kjo është një përgjegjësi e madhe, pasi përfaqëson 10 milionë shqiptarë.
“Është një kënaqësi mjaft e madhe si futbollist.

Është maksimumi për një lojtar dhe shpresoj të jap më të mirën për këtë ndeshje. Përgjegjësia është mjaft e madhe. Janë 10 milionë shqiptar që do t’i përfaqësoj”, tha Agolli gjatë konferencës për medie.

Temat
RajonSport

Të afërta