Të sëmurët me epilepsi janë më të prirur për të qënë me probleme të shëndetit mendor, si: depresion, ankth dhe në raste ekstreme vetëvrasje.
Kjo prirje lidhet me faktin se epilepsia ëshët një sëmundje kronike ndonjëherë me kriza të shpeshta që interferojnë jetën e përditshme, por mund të lidhet edhe me efektet anësore të mjekimeve që përdoren për këtë sëmundje. Ja disa këshilla për pacientët që vuajnë nga epilepsia:
Mjekimi i rregullt në dozat dhe oraret e duhura
Konsultë me mjekun, para se të ndërpritet mjekimi.
Të referohen efektet anësore.
Të njoftohet mjeku në rast të planifikimit të shtatzënisë (informacion për ndjekjen e shtatzënisë, efektet anësore të mjekimeve antiepileptikë mbi fëmijën dhe përzgjedhjen e antiepileptikut të duhur në këtë rast.
Pacientët duhet të mbajnë shenja dalluese (psh. një byrzylyk) ku është shkruar diagnoza nga e cila vuajnë, të kenë edhe një kartë ku të shkruajnë medikamentet që përdorin.
Pacientët me epilepsi nuk duhet të ngasin makinën, të vihen në situata të rrezikshme, të ngjiten në lartësi, të shkojnë në vende me transport të vështirë dhe të vonuar për shkak të kushteve atmosferike apo infrastrukturës, të mos mbyllen në banjë, apo në dhoma me çelës (në mënyrë që në rast krize, të marrin ndihmën e duhur sa më shpejt).
Në rast se kriza parapritet nga aura duhet të njoftojë familjen dhe të gjejë një vend të sigurt (që edhe në rast krize të mos dëmtohet).
Ushqyerja është gjithmonë e rëndësishme.
Duhen evituar stimulanët si: kafeja, koka-kola, pijet energjike.
Duhet evituar alkooli.
Duhet evituar dielli dhe dehidratimi. /Kosovarja/