EURO 2016: Huliganët rusë të përgjakur para dhe gjatë ndeshjes me Anglinë

Nikolai nuk mund ta kuptojë se pse u bë kaq shumë bujë në lidhje me dhunën gjatë kampionatit evropian “Euro 2016”, shkruan The Independent, përcjellë parrotlla.
Dy vjet më parë, në qytetet e Slovjansk dhe Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, Nikolai kishte thënë se ai ishte atje për të shpërndarë ndihma dhe për të ndihmuar të plagosurit në raste dhune.

Tani ai thotë se është në Francë thjesht për të parë futbollin dhe jo për t’u futur në telashe.

Autoritetet franceze kanë njoftuar se 29 mbështetësit rusë janë dëbuar pas një grindjeje në Marsejë para dhe gjatë ndeshjes me Anglinë. UEFA ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit ruse.

“Francezët kanë ndalur tashmë gjashtë persona të hyjnë në vend. Francezët nuk do të lejojnë këta gjashtë njerëz për shkak se ata thanë se ishin një huliganë. Kjo ndodhi të premten e kaluar, një ditë para ndeshjes me Anglinë.”

Nikolai dëshiron të theksojë se ai nuk është anëtar i një bande të organizuar të futbollit, por, ai thotë se di në lidhje me huliganizmin në futboll në Rusi dhe motivimin e tifozëve të dhunëshm rus.

Tifozet Rus

pp-euros-russia-8-getty

Temat
BotëSport

Të afërta