Shume personazhe hollivudiane dhe të muzikës asnjëherë nuk e thonë datën e tyre të saktë të lindjes, ndërsa i kanë ndryshuar edhe emrat e tyre për të qenë ndryshe dhe më të pëlqyer.
Telegrafi jua sjell emrat artistikë dhe të vërtetë të disa yjeve botërore:
Nicolas Cage – Nicolas Kim Coppola
E ndryshoi emrin për t’iu shmangur nepotizmit hollivudian.
Katy Perry — Kathryn (Katy) Hudson
E ka marrë mbiemrin e nënës, në mënyrë që të mos e ngatërrojnë me aktoren Kate Hudson.
Natalie Portman — Natalie Herschlag
Është e lindur në Jerusalem, ndërsa familja e saj e ndërroi mbiemrin kur u vendosën në SHBA.
Reese Witherspoon — Laura Jeanne Witherspoon
E ka marrë mbiemrin e vajzërisë së nënës, Reese, për të bërë emrin e saj.
Tina Fey — Elizabeth Stamatina Fey
Emri i saj është version i shkurtër i emrit të mesëm.
Whoopi Goldberg — Caryn Elaine Johnson
Ajo e ndryshoi emrin kur filloi të angazhohej në teatër në San Diego. Aktorja kishte probleme me fryrje të barkut, prandaj u quajt Whoopi, derisa mbiemrin ia zgjodhi nëna.
Drake — Aubrey Drake Graham
Fillimisht ishte aktor dhe pasi e ndërroi profesionin në muzikant, e ndërroi (shkurtoi) edhe emrin.
Mila Kunis — Milena Markovna Kunis
Kjo ukrainase e ndërroi emrin kur filloi të jetonte në Los Angeles.
Louis C.K. — Louis Szekely
Amerikanët ia thoshin keq emrin komikut me origjinë hungareze, prandaj e ndryshoi.
Demi Moore — Demetria Gene Guynes
E ruajti mbiemrin e burrit të parë, Freddy Moore, nga i cili u nda në vitin 1984. Emrin e ka ndërruar edhe vajza e saj, nga Talullah në Lula.
Fergie — Stacy Ann Ferguson
E kishte kuptuar se emri i saj i gjatë nuk përshtatej në grupin “Black Eyed Peas”, prandaj e ndërroi.
Ben Kingsley — Krishna Pandit Bhanji
Nga frika se emri i huaj do të kishte ndikim në karrierën e tij, vendosi të quhej ndryshe.
Meg Ryan — Margaret Mary Emily Anne Hyra
Emrin e ndryshoi pas përfundimit të semestrit të parë të studimeve në Universitetin e New Yorkut.
Michael Caine — Maurice Joseph Micklewhite
Agjenti i tij i sugjeroi që ta ndryshonte emrin.
Jodie Foster — Alicia Christian Foster
Emri i saj përbëhet nga pjesë të emrit të ish-partneres së nënës së saj, Josephine Dominguez.
Jamie Foxx — Eric Marlon Bishop
Zgjodhi një emër më femëror, pasi e kuptoi se kërkoheshin më shumë femra në komedi.
Ludacris – Christopher Brian Bridges
Reperi e ka quajtur veten në bazë të një emri që tregon dy pjesë të personalitetit. Njëri i qetë dhe i tërhequr, tjetri i egër dhe i çmendur.
Charlie Sheen – Carlos Irwin Estevez
Ai donte një emër amerikan dhe e mori. Gjyshërit e tij ishin me origjinë nga Spanja dhe Irlanda, prandaj emri i tij lidhej me rrënjët.
Dakota Fanning — Hannah Dakota Fanning
Ajo vendosi “ta fshinte” emrin e saj të parë.
Bono — Paul David Hewson
Bono është një nofkë që ia kishte dhënë shoku i tij, Gavin Firday.
Lady Gaga — Stefani Joanne Angelina Germanotta
Këngëtarja thotë se Lady Gaga është egoja e saj tjetër.
Christopher Walken — Ronald Walken
Nuk dihet arsyeja pse e ka ndryshuar emrin, ndërsa miqtë akoma e thërrasin Ronnie.
Pink — Alicia Beth Moore
Emrin e ka marrë nga filmi “Reservoir Dogs”.