Ekskluzive: Aktakuzë për rastin ”Stenta”, 60 të akuzuar

Pas shumë muaj hetimesh, sot, eventualisht nesër, do të ngritet aktakuza për 60 mjekët të dyshuar në rastin “Stenta”, njoftojnë burimet për First Channel.

Ky është aksioni më i madh i autoriteteve të drejtësisë që nga paslufta, për krim të organizuar, ryshfet dhe korrupsion, bile edhe më i madh se rasti i fundit i grupit të Azem Sylës.

Të akuzuarit do të pergjigjen për veprat penale “Keqpërdorim të pozitës” apo “Autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” etj.

Po ashtu Prokuroria ka ngritur dyshime edhe për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Ky rast është hapur qysh në vitin 2014, pas skandaleve të shumta të disa kardiologëve , të cilët me veprimet e tyre kanë shkelur edhe betimin e “Hipokratit” për profesionin human që kanë zgjedhur.

Në tetor të vitit 2014, u botuan mesazhe të shumta të shkëmbyera mes mjekëve të dyshuar të QKUK-së dhe atyre të klinikave private.

Lexoni edhe: Zyrtare: Në rastin “Stenta”, ka të akuzuar edhe të huaj

Përmes këtyre mesazheve shiheshin pazaret në mes mjekëve, pazare këto që bëheshin me jetë të pacientëve. Këto mesazhe u publikuan nga emisioni Jeta në Kosovë.

SMS_Mjeket

SMS_Mjeket2 (1)

SMS_Mjeket2

SMS_Mjeket3

SMS_Mjeket4

SMS_Mjeket5

SMS_Mjeket6

Gjatë kësaj kohe ishin arrestuar Ali Hocaoglu, Antonio Georgiev, Voprce Petrovski, Lulzim Brovina, Reshat Emra, Elfedin Muhaxheri, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, kurse u intervistuan edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Ferid Aganin.

Lexoni edhe: Skandaloze: Në mesin e të akuzuarve të rastit “Stenta”, edhe ministri Ferid Agani dhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani

Në fund të muajit Janar të këtij vitit, kardiologët në Qendrën Klinike Universitare, patën bojkotuar punën duke mos ofruar asnjë shërbim për pacientët e shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë.

Mirëpo shumica nga kardiologët edhe pse ndërprenë punën në Klinikën e QKUK-së, ata nuk vepruan njejtë në spitalet private. Përkundrazi, vazhduan punën normalisht, duke trajtuar pacientët.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, pati njoftuar se Prokuroria do të ftojë të gjithë mjekët e dyshuar, të cilët janë përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre dhe të sqarojnë dyshimet si dhe të paraqesin mbrojtjen e tyre.

img-5846

Siç merr vesh First Channel, aktakuza përmban me qindra faqe, dhe hetimet ndërkohë kanë siguruar qindra dëshmi të pacientëve të manipuluar.

Në këto hetime kanë marrë pjesë rreth 200 dëshmitarë.

Sipas dëshmive të Prokurorisë, të cilat i posedonte “Zëri”, udhëheqësit e spitalit “Intermed”, Lulzim Brovina dhe Borche Petrovski, kanë dhënë ryshfet një numri të madh të të pandehurve, të cilët si mjekë i kanë rekomanduar pacientët që nga institucionet publike shëndetësore të shkojnë në spitalin privat “Intermed”.

Sipas prokurorisë, për çdo pacient, të pandehurit kanë marrë shpërblim nga 150 deri në 500 euro.

Përveq “Intermed”, Prokuroria i pandeh edhe drejtorin e Spitalit “International Medicine Hospital” (IMH), Ali Hocaouglu dhe kardiologë tjerë, transmeton First Channel.

Sidoqoftë, pritet aktakuza zyrtare me shënimet e plota.

Temat
LajmePërgjithshmeVend

Të afërta