Dhëndrri nuk ndalet së qari kur sheh nusen për herë të parë (Foto)

Në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Londër, e tërë vëmendja ka qenë te dhëndri, i cili nuk është përmbajtur dhe ka qarë pa pushim.

Gabriel Deku është përlotur dhe nuk ka mundur të përmbahet, sapo ka parë gruan e tij të ardhshme, teksa shkonte tek altari.

Nusja Annabella e cila ka pasur një fustan të bardhë dhe vellon në kokë, ka qenë më e përmbajtur, derisa është përqafuar atë që së shpejti do bëhej burri saj.

Gjatë tërë kohës, shoqëruesit janë munduar ta qetësojnë Gabrielin, duke ia rrahur krahët për t’i dhënë mbështetje.

“Për këtë nevojiten shoqëruesit e dhëndrit, më shumë se ato të nuses” dhe “Një dhëndër shumë emocional, apo tepër qaraman”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Kosovarja/

1_1465637632-275579

2_1465637622-7015510

3_1465637613-7417714

Temat
Fun

Të afërta