Gjatë ndeshjes së sotme Shqipëri – Francë, që u mbajt në stadiumin Vélodrome në Marsejë, ishin të pranishëm shumë tifozë Kuq e Zi.
Ndër ta ishin edhe shumë artistë të njohur kosovarë.
Nga disa fotografi të dërguar nga lexuesi jonë, Petrit Hoxha, shihen së bashku aktorët Eshref Durmishi dhe Lena Kryeziu si dhe regjisori Ilir Bokshi, të gjithë të veshur kuq e zi, në mbështetje të Kombëtares Shqiptare.
Edhepse Kombëtarja Shqiptare humbi, përsëri gëzoi përkrahjen e tifozëve të saj, që shumë nga ata kishin udhëtuar nga vendet e tjera për në Francë për t’i mbështetur.
Temat
Sport