Tifozët rusë dëbohen nga Euro 2016 pas skenave të dhunës

Grupe të tifozëve rusë janë duke u dëbuar nga Franca pas skenave të vazhdueshme të dhunës në Euro 2016.

Policia franceze i ka fajësuar 150 tifozë rusë, për të cilët thotë së ishin huliganë të trajnuar mirë, për shmangien e arrestimit gjatë përleshjeve në Marsejë, para lojës të së shtunës në mes të Anglisë dhe Rusisë.

Ndërkohë, gjashtë tifozë anglezë janë burgosur të hënën për rolin e tyre në përleshje.

UEFA, në anën tjetër, ia ka kërcënuar të dy ekipet se do t’i diskualifikojë nga Euro 2016 nëse tifozët e tyre vazhdojnë të jenë të dhunshëm.

Alezandr Shprying, shef i Sindikatës Ruse të Tifozëve, ka thënë se 29 tifozë janë përcjell për në aeroport.

Tifozet rus

Temat
BotëSport

Të afërta