Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi pritet të bëjë tre ndryshime themelore në formacionin kundër Francës.
Surpriza në këtë formacion pritet që mesfushori Taulant Xhaka ta nisë ndeshjen nga banka e rezervistëve ndërsa në vend të tij pritet të hidhet në fushë Ergys Kace, i cili nuk po kalon një formë të mirë fizike ndërsa De Biasi është ende në dilemë.
Stërvitja e fundit e Kombëtares, para ndeshjes me Francën, i ka shërbyer Gianni De Biasit për të provuar formacionin që do të hedhë në fushën e Velodrome, për sfidën ndaj Francës.
Në vend të Lorik Canës, i cili ka karton të kuq, De Biasi pritet ta aktivizoj Arlind Ajetin, ndërsa një tjetër ndryshim pritet të jetë zëvendësimi i Odise Roshit me Andi Lilën.
Ndeshja e 15 qershorit kundër Francës pritet të jetë vendimtare për ecurinë e Kombëtares shqiptare në ‘Euro 2016’.