Robert Berisha pas krizës me Nora Istrefin krijon “haremin” me vajza të reja (Foto)

Pasi kanë festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Renée, çifti më i përfolur i showbizz-it të Kosovës, Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë nisur punën për projektet e tyre muzikore të verës.

Ai që është komentuar mes tyre më shumë është Roberti, pas shkrimeve aluduese në media se tashmë janë çift në krizë.

Në këtë situatë, kur e gjithë vëmendja e publikut është kthyer tek ata, Roberti ka publikuar klipin e tij të parë në rrymën muzikore, që ai thotë se e ka shpikur vetë dhe që quhet “Made in Albania”.

“Nuk është as hip-hop, as reggae, as tallava, por është “made in Albania”, tha Roberti në prezantimin e klipit.
Ajo çfarë bie në sy në këtë klip janë skenat sensuale, ku shumë vajza seksi kërcejnë pranë Robertit, djali hot që figurativisht ka krijuar “haremin” e tij.

Vajzat në fjalë janë të gjitha modele të agjencisë së njohur të modës, që menaxhohet nga producenti Dashnor Asllani.

a_1465903885-4172177

Temat
Showbiz

Të afërta