Përgjatë viteve gratë preken nga procesi i plakjes, prandaj dëshirojnë t’i heqin rrudhat për t’u dukur më të reja.
Si rezultat i kësaj, ato shpenzojnë shumë para për trajtime të ndryshme dhe krem për fytyrë, e që në shumicën e rasteve nuk kanë efekt, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, hudhra është ilaçi ideal kundër rrudhave. Jo vetëm që ju ndihmon t’i hiqni rrudhat, por hudhrat janë edhe të shëndetshme për shëndetin e përgjithshëm, pasi që janë antioksidant i fuqishëm.
Përbërësit:
– Një lugë gjelle pluhur argjile (mund ta blini në farmaci)
– Një hudhër
– Një lugë gjelle mjaltë
Fillimisht e preni hudhrën dhe e grini mirë. Pas kësaj, shtoni një lugë gjelle pluhur argjile dhe një lugë gjelle mjaltë. I përzieni të gjithë përbërësit dhe produkti është i gatshëm për ta aplikuar në fytyrë. Sidoqoftë, duhet të siguroheni që e keni të pastruar mirë fytyrën para se ta vëni atë, dhe pritni 20 deri 30 minuta para se ta pastroni produktin.