Presidenti Thaçi të mërkurën takon Papa Françeskun në Vatikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën (nesër) do të jetë mysafir i president austriak, Heinz Fischer, i cili është në fund të mandatit të tij.

Lajmi.net mëson se presidenti Thaçi pas vizitës në Austri do të udhëtojë në Itali, ku do të takohet me Papa Françeskun.

Në anën tjetër, agjencia e Lajmeve austriake “APA” shkruan se Thaçi në këtë vizitë shtetërore, do të pritet pasdite rreth orës 14:30 nga presidenti austriak, Fischer në “Hofburg” në një takim pune.

“Kosova ka një rrugë të gjatë para vetës, megjithëkëtë, është në rrugë të mirë sa i takon rrugës së saj të integrimeve euroatlantike. Për këtë është optimist edhe presidenti Thaçi”, shkruan agjencia austriake.

Sipas “APA”, presidenti 48-vjeçar këtë e di më së miri, ngaqë vet ka luajtur një rol përcaktues në fillim të viteve të 90-ta në përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të arritur deri të pavarësia.

Temat
LajmeVend

Të afërta