Pas golit të Mustafit, interesi për Shqipërinë në Gjermani është rritur.
Goli i futbollistit shqiptar Shkodran Mustafi për Gjermaninë ka zënë një hapsirë të veçantë edhe në bisedimet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka vizituar sot Tiranën dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me të, homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati theksoi se “edhe ne po kontribuojmë për Gjermaninë, me gola, si ato të Shkodran Mustafit”.
Deklarata e tij u mirëprit nga Steinmeier i cili tha: “Po, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani pas kësaj”.