Nikoliq falenderon Rumaninë që nuk po e njeh shtetin e Kosovës

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, u takua sot me ambasadorin në ikje të Rumanisë Daniel Banu dhe e falënderoi atë për këmbënguljen e tij për mosnjohjen e Kosovës.

I pari i shteit të Serbisë Tomisllav Nikoliq, u takua sot me ambasadorin në ikje të Rumanisë Daniel Banu dhe e falënderoi atë për këmbënguljen e tij të mosnjohjes së Kosovës, në bazë të Kryesisë, shkruan Novosti,transmeton Indeksonline.

“Fakti se Rumania mbetet e palëkundur në pozicionin e mohimit të së ashtuquajturës “Kosovë”, dhe fakti që këmbimi tregtar mes dy vendeve arriti në afro një miliardë euro në vit, kjo vetëm ka konfirmuar rëndësinë e madhe që Rumania ka për Serbinë dhe nevojën për të vazhduar për të zhvilluar marrëdhëniet tona.

Pozicioni i Rumanisë për çështjen e Kosovës është jashtëzakonisht e vlefshme, si dhe mbështetjen në rrugën tonë të integrimit evropian,”ka thënë presidenti Nikoliq.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta