Në Ulqin tifozët kuq e zi në një vend-nën bedemet e kalasë

Kampionati evropian në futboll, i cili para dy ditësh filloi në Francë, solli atmosferë festive edhe në Ulqin. Në tribunën e vendosur poshtë bedenave të Kalasë, në ekranin gjigantë të teknologjisë së fundit, do të përcillen të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij evenimenti.

“Ideja fillestare ishte që, në njëfarë mënyre, të “shfrytëzojmë” Kampionatin evropian në futboll për pasurimin e ofertës turistike. Meqë jemi në periudhë parasezonale, tentuam që në këtë formë unike dhe të paparë deri tani të sjellim një pjesë të atmosferës nga stadiumet e Francës, me qëllim argëtimin e të gjithë dashamirësve të futbollit, qofshin ato mysafirë apo vendas”, shprehet Bledar Nelaj, njëri nga organizatorët e këtij manifestimi.

“Po ashtu, duke u nisur nga fakti se kjo është hera e parë në histori që Kombëtarja jonë kualifikohet në garën Ndërkombëtare “Euro 2016”, kemi nisur iniciativën t’i bashkojmë të gjithë tifozët shqiptarë në një vend, me një moto, me një dëshirë – të përkrahim Kombëtaren tonë duke i ndjekur të tubuar nën bedenat e Kalasë shekullore”, vazhdoi ai.

Të gjitha ndeshjet e Kampionatit, prej fazës së grupeve, asaj eliminatore, e deri në ndeshjen finale do të transmetohen drejtpërdrejtë dhe të gjithë të pasionuarit mbas futbollit do të kenë mundësi t’i ndjekin në Molën e madhe të Ulqinit.

“Për të realizuar këtë projekt është dashur shumë mund dhe sakrificë. Përshtypjet e para të njerëzve janë të shkëlqyera, atmosfera është sportive dhe kjo më bënë të besojë se kemi bërë një punë të mirë deri tani”, theksoi Nelaj.

Ai njëherit i fton të gjithë, në veçanti të rinjtë e Komunës së Ulqinit t’i bashkëngjiten tifozëve kuqë e zi dhe të ndjekin së bashku ndeshjet në mënyrë të organizuar.

Ky aktivitet është përkrahur dhe mbështetur nga Kumuna e Ulqinit krzetari Nazif Cungu,Organizata Turistike e Ulqinit,Ndërmarrja për veprimtari Komunale dhe UBA të cilët I falënderojmë ,se pa përkrahjen e tyre nuk do të ishte I mundur realizimi I këtij aktiviteti 30 ditësh sportive.

Festojm-se-bashku-kombetarja-Ulqin-3

Festojm-se-bashku-kombetarja-Ulqin-1

Festojm-se-bashku-kombetarja-Ulqin-2

Temat
RajonSport

Të afërta