Ministri gjerman në Tiranë: Politika duhet të bëhet bashkë për reformën në drejtësi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Steinmeier ka bërë thirrje që partitë politike të bëhen bashkë për të votuar reformën në drejtësi, sidomos gjatë këtyre orëve që janë vendimtare.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Steinmeier theksoi se kjo reformë është e rëndësishme edhe për rekomandimin që do të japë Komisioni Europian gjatë vjeshtës së këtij viti.

“Faleminderit për pritjen që më rezervuat. Gjermania ndjek me vëmendjen zhvillimet politike që ndodhin në Shqipëri. Do të doja të përsërisja atë cka thashë sot gjatë konferencën me ministritn e jashtëm, ne ndjekim me interes reformat në sektorin ekonomik që do të sjellin edhe investime më të suksesshme. Por më tepër interes do të kishim që Shqipëria të ndjekë rrugët e veta për një sistem sa më demokratik dhe pikë kyce do të ishte lufta kundër korrupsionit shoqëruar me reformën në sistemin e drejtësisë. Tani ndodhemi në fazë vendimtare.

Në vjeshtën e këtij viti KE do të vlerësojë pritshmëritë nëse janë realizuar apo jo, dhe këtu reforma në drejtësi luan rol deçiziv. Shpresoj që forcat politike në vend të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket përmbylljes së reformës në sistemin e drejtësisë. Jemi në një pikë ku Shqipëria nuk kishte qenë kurrë më parë, jemi përpara një produkti dhe vjen si produkt në konsulencën e Venecias”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Temat
LajmeRajon

Të afërta