Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli janë duke mbajtur një takim në njërën nga sallat e Kuvendit.
Sipas burimeve të KosovaPress në takim bashkë me tre krerët e shtetit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.
Burimet saktësojnë se Zhbogar ka dalë nga takimi ndërsa Thaçi, Mustafa dhe Veseli ende janë në takim.
Për në orën 11 e 15 është paralajmëruar që të fillojë mbledhja e Kryesisë por ajo ende nuk ka filluar.
Mësohet se krerët e shtetit janë takuar për caktimin e një date ku do të mbahej seanca për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.