Kosova i pret yjet

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka folur edhe për yjet e shumëpërfolur, të cilët mund t’i bashkohen Kosovës pas Evropianit.

“Ne jemi në pritje të një përgjigjeje nga FIFA, shpresojmë të jetë pozitive.

Pa u marrë një vendim, nuk i thërrasim yjet. Por, pasi të na lejojë FIFA, pas Evropianit, kushdo që ndien se dëshiron të luajë për Kosovën, i ka dyert e hapura. Do të jetë zgjedhje personale e secilit. Besojmë se do të ketë lëvizje në këtë drejtim”.

Kosova do ta nisë fazën eliminatore historike më 5 shtator, në ndeshjen që do ta zhvillojë me Finlandën në udhëtim.

Temat
SportVend

Të afërta