Kina i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën që t’i mbajnë premtimet për të mos përkrahur ndonjë aktivitet separatist, para vizitës së presidentes së re të Tajvanit, si dhe një takimi të mundshëm në mes të Dalai Lama dhe presidentit amerikan, Barack Obama.
Reuters njofton se ishulli demokratik i vetëqeverisur i Tajvanit dhe regjioni i largët malor, Tibet, janë dy nga çështjet politike dhe diplomatike më të ndjeshme të Kinës, transmeton Gazeta Express.
Zëvendësi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lu Kang, ka thënë se të dy çështjet përfshijnë politikën për një Kinë, një dogmë themelore diplomatike që i referohet edhe Tajvanit edhe Tibetit si pjesë të Kinës, për të cilat Pekini insiston se qeveritë e huaja i njohin.
“Me përgjegjësi mund t’ju them se për këtë çështje, Qeveria amerikane ka bërë premtime solemne, pra për të lënë në fuqi politikën për një Kinë,” Lu ka thënë për “daily news brifing”./Gazeta Express/