Këngëtarja bullgare vjedh këngën e Dhurata Dorës (Video)

Muzika shqiptare edhe përkundër kritikave të shumta që po merr çdo ditë, po duket se po sundon në Ballkan.

Jemi mësuar që më shumë raste të dëgjojmë kur këngëtarët shqiptarë huazojnë këngë nga të huajt e sidomos nga shtetet fqinj, por si duket gjërat kanë ndryshuar.

Këtë herë këngëtarët bullgar Maria dhe reperi i njohur si DEE, kanë huazuar këngën hit të këngëtares shqiptare Dhurata Dora.

Bëhet fjalë për hitin “A bombi” i cili është publikuar dje më 13 qershor, në versionin e gjuhës bullgare, ndërsa Dhurata Dora këtë këngë e kishte publikuar në vitin 2014.

Nuk dihet nëse kjo këngë është risjell me marrëveshje pas dy viteve me këngëtaren shqiptare, por ajo është hedhur në Youtube dhe në të nuk figuron askund e drejta autoriale e cila i takon këngëtares shqiptare.

Për më shumë dëgjoni të dy këngët dhe vlerësoni vetë:

Temat
Showbiz

Të afërta