16 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni të koduar ‘Arusha’.
Ata akuzohen si pjesë e një bande që merrej me trafikimin e drogës. Sipas mediave italiane, organizata trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali, veçanërisht të llojit kokainë.
Gjatë operacionit u sekuestrua 2 kilogramë kokainë, vlera e së cilës përllogaritet në rreth 1 milionë Euro.
Nga 6 të arrestuarit, 11 kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Hetimet e policisë italiane janë ende duke vazhduar për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe për të përcaktuar prej kohësh ka vepruar kjo bandë.