Portugalia nuk ka mundur ta filloj me fitore ndeshjen e parë kundër Islandës duke barazuar 1-1. Kjo ishte pika e parë e fituar në kampionatin evropian për Islandën.
Portugali e ka nisur mirë ndeshjen më mirë dhe rastin e parë e kishte me Luis Nanin që në minutën e 21-të. Goditjen e bukur me kokë të portugezit e ndali Hannes Halldorsson.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i portugezëve. Portugalia kaloi në epërsi me një gol të shënua nga Luis Nani, pas një aksioni të bukur.
Andre Gomes ishte ai që ideoi këtë gol duke kombinuar mirë me një mbrojtës nga e djathta ku pastaj futi një top në zonë, e Nani nga afërsia shënoi për 1-0.
Edhe Ronaldo kishte rast të bukur, por nuk arriti të qëlloj nga afërsia.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me lojë më të bukur të Portugalisë.
Me të filluar pjesa e dytë, islandezët arritën të shënonin gol. Ishte Birkir Bjarnason që shënoi në portën e portugezëve në minutën e 50-të. Ky që është goli i parë i Islandës në kampionatet evropiane.
Pas këtij goli Portugalia nisi një ofensivë drejt portës së islandezëve, por pa shumë sukses.
Ronaldo kishte rast të mirë në minutën e 85-të, por goditjen e tij me kokë e ndali Halldorsson.
Islanda pas një minute rrezikoi me Alfred Finnbogason, por goditja e tij u grushtua nga Rui Patricio.
Në këtë grup udhëheq Hungaria me tri pikë, ndërsa Islanda dhe Portugalia kanë nga një pikë. Vendin e fundit e mban Austria, pa pikë.