Milan Shimunoviq nga fhati Dërnovac te Bolevci në Serbi ka zbuluar në shtëpinë e tij një çerdhe me rreth 300 gjarpërinj që kanë vërshuar tërë shtëpinë e kësaj familjeje pesanëtarëshe, shkruan “Dnevni Avaz”.
Në çerdhen janë gjetur edhe disa nepërka, që janë lloji më helmues i gjarpërinjve në Serbi.
I tmerruar nga zbulimi, Shimunoviqi ka kontrolluar shtëpinë dhe ka konstatuar se zvarranikët janë shumuar prapa lamperisë në tavanin e shtëpisë, ndërsa pasi ka gjetur disa edhe në krevatet e fëmijëve, e ka lajmëruar rastin te organet kompetente, të cilat në moment e kanë shpërngulur familjen.
“Nga fundi i javës së kaluar më zgjoi vajza e vogël Laura (3) dhe më tha: ‘Babi, babi, pashë një zhapin të madh si më kalon nën jorgan’. Gruaja dhe unë u tmerruar kur vështruam nëpër shtëpi dhe pamë gjarprin se si zvarritet, u ngrimë. Por, ky ishte vetëm fillimi i problemeve. Ditën e njëjtë në shtëpi zura madje shtatë gjarpërinj. Rrëshqitnin prapa lamperisë, zbritnin nga tavani, shfaqeshin prapa enëve, shporetit. Një invazion i vërtetë. Gjatë natës zura edhe 4 të tjerë, gjithsej 11 për 24 orë”, rrëfen kreu i familjes.
Shtëpia e Shimunoviqëve gjendet në një kodrinë mbi qytezën Boljevac. Ajo është më shumë kasolle sesa shtëpi. Është ndërtuar mbi themelet e një ahuri.
Një ekip nga organizata “Zoo-planet” nga Nishi që ka ardhur për t’i hequr gjarpërinjtë, ka konstatuar se ato i ka tërhequr bërlloku i grumbulluar në afërsi.
Autoritetet komunale menjëherë kanë reaguar dhe e kanë larguar familjen, derisa të bëhet pastrimi dhe riparimi i plotë i shtëpisë./GazetaExpress/