Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se çdo gjë kontestuese duhet të sheshohet me argumente duke respektuar mendimin e njerëzve profesionist.
“Kam vërejtjet e mia rreth formës si është shtru kjo çështje sepse është politizu përtej mase. Është një çështje me interes nacional që u takon të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Gjithsesi se deputetët kanë detyrë dhe përgjegjësi të hulumtojnë dhe para se të bijnë ndonjë vendim, të shofin, të analizojnë, të studiojnë të kryejnë të gjitha konsultat e nevojshme që të bijnë vendime të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës, që nuk bien ndesh me interesat e vendit.
Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me tërësinë territoriale të vendit dhe kjo çështje kërkon një trajtim jashtëzakonisht të kujdesshëm por kësaj kur i shtohen edhe raportet që i kemi me Malin e zi, si shtet mik, që ka tregu gatishmërinë dhe vullnetin që në rast se ka një lëshim gjatë punës së Komisionit aktual, jemi të gatshëm që të rinegociojmë apo të korrigjojmë atë vendim”, tha Grabovci për RTV21.