Gjuriq: BE nuk ka vendosur kushte ndaj Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Qëndrimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është i pandryshuar dhe është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, arsye politike dhe morale, tha sot drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, i cili përsëriti se vetëm një Serbi e plotë mund të jetë anëtare i BE-së.

Gjuriq, në lidhje më atë se Gjermania do të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimin e Serbisë në BE, derisa Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, ka thënë:

“Qëndrimi i Serbisë në çështjen e anëtarësimit të provincës tonë jugor në organizatat ndërkombëtare nuk ka ndryshuar as një milimetër. Serbia vetëm si një vend i plotë mund të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Qëndrimi ynë është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, politike dhe arsyen morale”, tha Gjuriq.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Serbisë nuk kanë marr asnjë lloj presioni nga përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe tha se nuk dëshiron të komentojë mbi pikëpamjet e shprehura në mënyrë informale.

“Ai nuk ka ardhur ndonjë zyrtar, as ndonjë lloj sinjali formal ose joformale në lidhje me presione të reja”, ka thënë Gjuriq.

Ai shtoi se takimi i sotëm nuk e ka trajtuar çështjen e statusit e Kosovës, por zgjidhjen e problemeve që njerëzit e zhvendosur kanë, “për shkak të konfliktit që ka dalë në valën e armiqësisë së ndërsjellë, urrejtjes dhe shovinizmit.”

Temat
LajmeVend

Të afërta