Një fotografi e fuqishme bardhë e zi e cila tregon gjyshin dhe nipin e tij 11-muajsh ka prekur njerëzit në gjithë botën.
Fotografia e bërë nga një fotograf me bazë në Alabama, Sunshine Moody, ka kapur Allen Halstead dhe nipin e tij Kolbie Gregware, duke u ballafaquar me dhimbjet e tyre pas një operacioni në zemër.
Siç bëhet e ditur, dyshja kanë kaluar përmes operacioneve të shumëfishta në zemër të hapur.
Temat
Lajme