FOTO/ E bujshme! Chris Brown vjen për koncert në Shqipëri

Reperi i famshëm amerikan ka surprizuar së fundi me një postim në IG, ku ka publikuar datat e ardhshme të shfaqjeve të tij. Mes një serie koncertesh kryesisht në Spanjë, Chris Brown me sa duket do të kalojë edhe nga Shqipëria.

Ish i dashuri i Rihanna, sipas publikimit zyrtar do të jetë më 8 korrik në Durrës, por deri tani asnjë promo dhe askush nuk ka marrë “përsipër” koncertin e tij. Pra nuk dihet destinacioni i kësaj shfaqje, do të jetë club apo skenë në shesh? Detaje priten të zbulohen…

Chris Brown i cili ka bashkëpunuar dhe me Rita Orën në hitin “Body On Me”, në të shkuarën është parë i shoqëruar dhe me reperin shqiptar Noizy. Mos vallë është ky i fundit mikpritësi?

image

Temat
Showbiz

Të afërta