Edhe një tjetër aeroplanmbajtës amerikan futet në Detin Mesdhe

070508-N-0490C-005 MEDITERRANEAN SEA (May 8, 2007) - Nimitz-class aircraft carrier USS Dwight D. Eisenhower (CVN 69) transits the Mediterranean Sea. Eisenhower and embarked Carrier Air Wing (CVW) 7 are on a regularly scheduled deployment in support of Maritime Security Operations (MSO). U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 2nd Class Angel Contreras (RELEASED)

Aeroplanmbajtës amerikan “USS Dwight D. Eisenhower” është futur në Detin Mesdhe të hënën në mbrëmje, ka njoftuar marina amerikan, në një kohë kur zyrtarët amerikanë janë duke i rritur paralajmërimet për zgjerimin detar të Rusisë.

Reuters njofton se “The Eisenhower” i njohur ndryshe edhe si “Ike”, do ta lirojë grupin sulmues të aeroplanmbajtësit “USS Harry S. Truman”, i cili do të kthehet për në Amerikë më vonë këtë muaj, pas një qëndrimi të zgjatur tetë mujor, transmeton Gazeta Express.

“The Eisenhower”, i cili po ashtu udhëheq edhe grup sulmues të anijeve të madh detare luftarake, shkatërrues dhe aeroplan luftarakë, do të vazhdojë deri në Gult për të marrë pjesë në sulmet ajrore të ShBA kundër caqeve të Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri./Gazeta Express/

aeroplanmbajtes

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta