Këtë të martë është paralajmëruar se do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës, për vazhdimin e mandatit të misionit ndërkombëtar – EULEX.
Por një mbledhje e tillë ka dështuar që të mbahet. Për këtë Kryesia e Kuvendit ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë shkuar të parët aty.
Sot gjatë ditës janë zhvilluar disa takime, ky në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, për të diskutuar për këtë çështje kanë shkuar, kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli.
Por edhe ndërkombëtarët janë angazhuar për këtë. Ka qenë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar që ka marrë pjesë në këto takime.
E dështimin e mbajtjes së mbledhjes së kuvendit e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.