Dënimet në Zvicër, avokati Sollaku “justifikon” Rroshin

Një ditë pas arrestimit të kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi sot avokati i tij, Theodhori Sallaku ka deklaruar se nuk kan asnjë provë për arrestimin e klientit të tij, përvecse një dosje hetimore e cila sipas Sollakut është e bazuar thjesht në informacione policore.
Pas takimit 30 minutësh me Rroshin në ambinetet e komisariatit të Kavajës , Sollaku ka deklaruar se arrestimi i tij është bërë vetëm për rastin e dëbimit nga Zvicra edhe pse në media dolën detaje te reja në lidhje me përdorimin e pesë emrave nga ana e Roshit dhe falsifikimit të dokumentacioneve.

“Bëhet fjalë për dëbimin nga Zvicra. Dosja për Elvis Roshin nuk ka asnjë provë. Ajo ështe e bazuar në informacione policore. Sipas ligjit nuk ka nevoje të deklarohet dëbimi. Nuk deklarohet dëbimi, Zvicra nuk ështe vend i BE-së”, tha për mediat avokati i kreut të bashkisë.

Ndërkohë që me urdhër të policisë, kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u arrestua mbrëmjen e djeshme me akuzën e falsifikimit të dokumentacioneve si dhe mosdeklarimin e të dhënave të plota në lidhje me dëbimin e tij nga Italia dhe Zvicra pas dënimeve që ka pasur në këto vende.

Temat
LajmeRajon

Të afërta