Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank- Walter Steinmeier duket se e sheh të vështirë që palët kundërshtare politike në Shqipëri të gjejnë gjuhën e përbashkët për të miratuar reformën në drejtësi në muajin qershor, sic është kërkuar njëzëri nga dnërkombëtarët.
Gjatë një konference për mediat me homologun shqiptar Ditmir Bushati, Steinmeier tha se shpresa e fundit për reformën e konsideruar kyce për integrimin e vendit tonë në BE, është vjeshta.
“Muajt në vijim janë të rëndësishëm për negociatat. Deri në raportin e vjeshtës dritare mundëish”, tha ai.
Duke ju drejtuar me një apel Partisë Demokratike Shqiptare, ministry gjerman tha se opozitë nuk bëhet vetëm duke refuzuar, por ndonjëherë edhe duhet lëshuar “pe”.
“Në opozitë nuk fitohet vetëm duke bllokuar. Ka situata që një qeveria merr reforma për avancimin e vendit, ndërsa për një opozitë nuk duhet menduar për avantazhet afatshkurta. Unë i kam përjetuar të dyja këto situata”, tha Steinmeier.
“Ne kemi interes që ky vend të bëjë përpara. Reforma në sistemin e drejtësisë është në vëmendje të opinionit publik. Ajo çka gjendet në tryezë është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësi, do krijojë premisa të besueshme në luftën kundër korrupsionit. Shpresoj që ky projekt të miratohet. Shpresoj shumë që reforma në drejtësi të mbyllet sa më shpejt dhe mbështetja për të mos jetë vetëm në publik, por edhe në tërë spektrin e parlamentarëve. Nëse reforma në drejtësi nuk është përmbushur, atëherë procesi i anëtarësimit nuk mund të përshpejtojë. Nëse nuk do të jetë kështu, do të kaloni njëfarë periudhe deri sa të kalohet në hapjen e negociatave. Pra do të jetë shumë vendimtare ajo që do të ndodhë muajt e ardhshëm”, tha ministri i Jashtëm gjerman.
Ndërsa apeli i tij drejtuar klasës politike shqiptare në tërësi është që të lënë mënjanë interest individual dhe të mendojnë për të ardhmen e vendit. “Përvoja thotë se perpjekjet mund te mbeten ne mes. Kjo reformë duhet të mbyllet sa më parë”, shtoi ai.
Cmimi nëse politika nuk arrin konsensusin për këtë reformë- tha ministri gjerman – mund të jenë zgjedhjet e parakohshme.
Ndërkohë ministri i Punëve të Jashme të Shqipërisë Ditmir Bushati tha se “sot drejtësia është një përzjerje e korrupsionit bashkë me paaftësinë. Ndaj sipas tij reforma do të ketë impakt për sundimin e ligjit. “Reforma do të ndihmojë biznesin dhe luftën anti-terror. Reforma në Drejtësi është shans për negociatat”, tha ministri. /Gazeta Express/