Këngëtarja Baby G para 13 dite ka lansuar këngën e saj më të re, të titulluar ‘I win’.
Mirëpo, ky projekt muzikor, nuk po del të jetë origjinal.
Kjo sepse, sipas Indeksonline, ajo është huazuar nga kënga ‘Tell Me Something I Don’t Know’ të Selena Gomez të cilën ajo e ka lansuar në vitin 2012.
Ngjashmëria më e madhe në këto dy këngë vërehet në refrenin i cili ka vijën e njëjtë melodike.
Sido që të jetë, ky projekt i Baby G-së ka marrë pëlqimin e publikut dhe deri më tani ka mbi 600.000 klikime në Youtube.
Temat
Showbiz