Një pilot zviceran 66 vjeçar nga Bazeli kishte probleme me motorin e avionit të tij të vogël derisa po fluturonte mbi Gjermani. Për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme ai e sheh aterrimin në autostradë si të vetmen mundësi.
Ndodh edhe kjo: në mes të autostradës aterron një aeroplan. Edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur aksidentalisht, për fat gjithçka ka përfunduar pa pasoja të rënda.
Një pilot zviceran 66 vjeçar nga Bazeli dje rreth orës 15.20 kishte probleme me motorin e avionit të tij të vogël derisa po fluturonte mbi Gjermani, shkruajnë mediat gjermane. Për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme ai e sheh aterrimin në autostradë si të vetmen mundësi. Dhe këtë e bëri piloti i guximshëm, duke bërë ulje në autostradën A2 drejtimi i Dortmundit, transmeton albinfo.ch.
I gjithë dëmi që u shkaktua nga ky manovrim ishte shtypja e njërit krah dhe pjesës ballore të aeroplanit nga prekja e një kamioni që po vinte nga ana e kundërt.