Vikendi me temperatura të larta, deri në 40 gradë

Pas disa ditëve me të reshura shiu, gjatë fundjavës vendin do ta kaplojnë temperaturat e larta. Ato pritet të arrijnë afër në 40 gradë Celsius.

Fillimi i kësaj jave na riktheu çadrat, mot që na bëri të mendojmë se ndonëse jemi në qershor vera ende nuk ka trokitur.

Por kjo luhatje e temperaturave do të vijojë deri ditën e mërkurë me reshje sporadike në zona të ndryshme. Ndërsa nga e enjtja dhe sidomos në fundjave do të mbërrijë vala e parë e të nxehtit afrikan në vendin tonë.

Territori i vendit do të përfshihet nga një valë të nxehti ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 39-40 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve, duke nisur nga pasditja e së hënës intensiteti i reshjeve do të nisë të bjerë, por ato do të jenë të pranishme deri ditën e mërkurë, kur dhe do të nisë rritja e temperaturave.

“Ditën e enjte i gjithë gadishulli i Ballkanit dhe sidomos Shqipëria do të përjetojë një valë të nxehti, të parën e të nxehtit afrikan. Do të jetë një rritje graduale, por të shtunën e të dielën, sidomos në jug të vendit, temperaturat do të shkojnë në 39-40 gradë Celsius”,.

Ndonëse jemi në stinën e verës, temperatura kaq të larta saç priten këtë fundjavë janë të pazakonta për muajin qershor.

Temat
LajmeVend

Të afërta