Shpërthen këngëtarja me fjalor rrugësh kundër prezantueses shqiptare

Merita Haxhia, e njohur si Gugu, ka Merita Haxhia, e njohur si Gugu, ka shpërthyer fuqishëm kundër prezantueses Dasara Karaiskaj pasi kjo e fundit publikoi një foto të vjetër të këngëtares.

“Shiko çfarë më nisën në inbox moj. Paskemi bërë rastësisht një intervistë bashkë kur nuk ishe e njohur. Dhe më shkruanin edhe që paske gënjyer që ke thënë vetëm për gjoksin se paske bërë edhe hundën”, është mbishkrimi i Dasarës sipër fotove ku shihen së bashku.

Kjo mjaftoi që këngëtarja të shpërthejë me ofendime kundër prezantueses, duke i përmendur mes tjerash edhe fëmijën dhe duke e akuzuar për përdorim kokaine./GazetaBlic/

gugu-dasara

Temat
Showbiz

Të afërta