Gjatë vikendit të fundit, i cili është treguar si njëri nga më të tmerrshmit për komunitetin LGBTQ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtarja kosovare Rita Ora së bashku me kolegen e saj Charli XCX, kanë sjellë pakëz gëzim dhe emocione në paradën e homoseksualëve në Los Anxhelos të shtunën, transmeton Zeri.info.
Rita Ora dhe Charli XCX kanë bashkuar forcat në hitin “Doing It” gjatë defilimit të këtij komuniteti nëpër rrugët e Los Anxhelosit. Dhe interpretimi i tyre kishte sjellë një valë emocionesh gëzimi për të gjithë të pranishmit.
Përveç tyre, kanë interpretuar edhe Tove Lo dhe Jojo. Bukuroshja shqiptare kishte interpretuar vetëm disa orë para të shtënave tragjike në klubin e natës ‘Pulse’ në Orlando, ku janë vrarë mizorisht 50 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.