Protestë në Prizren për vdekjen e tre vjeçares

Nëpërmjet një komunikate për media është bërë e ditur se të mërkurën, qytetarët, shoqëria civile dhe OJQ-të do të protestojnë për vdekjen e vajzës tri vjeçare.

Protesta do të mbahet në Sheshin Shadërvan të Prizrenit duke filluar nga ora 12:00.

“Thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Deri në këtë moment, këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, OJQ THY, Klubi Politik i Studentëve.

Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00 (mesditë).”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Temat
LajmeVend

Të afërta