OKB-ja: Rreth 1,19 milionë refugjatë kanë nevojë për zhvendosje në 2017

Rreth 1,19 milionë refugjatë, ku shumë Sirianë, që nuk mund të rrinë në vendet që i kanë pritur për arsye sigurie dhe për mungesë vendi, duhet të zhvendosen në vende të tjera në vitin 2017, njoftoi sot OKB-ja.

“Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme të nevojave me 72 për qind mes 2014 dhe 2017”, njoftoi në një komunikatë Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatët (HCR).

Kjo rritje e fortë shpjegohet kryesisht me konfliktin sirian që ka detyruar miliona persona të largohen nga vendet e tyre.

Sipas parashikimeve të OKB-së, në 2017, refugjatët sirianë do të përfaqësojnë 40 për qind të nevojave për zhvendosje, të ndjekur nga sudanezët (11%), afganët (10%) dhe refugjatët e Republikës Demokratike të Kongos (9%).

Temat
BotëLajme

Të afërta