Analisti i njohur Fadil Lepaja në një postim në facebook ka shkruar se normailizimi i marrëdhënjeve Kosovë – Serbi nuk mund të jetë njëanshëm,ai gjithashtu ka shkruar se për të evituar çfardo keqëkuptimi dhe dyshimi se Serbia po ndërmerr veprime të njëanshme që kanë për qëllim kolonizimin e kësaj hapësire me kolonë nga Bosnja apo Kroacia, të cilët kurrë nuk kanë qenë qytetarë të Kosovës, qeveritarët serb duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës dhe zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë ka shkruar Lepaja.
Postimi i plotë:
Nuk ka asgjë të keqe nëse qeveria e Beogradit dëshiron të ndihmojë duke finanësuar ndërtimin e 300 shtëpive në veri, për qytetarët serb të Kosovës. Do të ishte mirë që edhe në pjesët e tjera të Kosovës, të i ndihmojë qytetarët serb, nëse jo edhe ata të nacionaliteteve të tjera, duke u ndërtuar shtëpi, pavarësisht prej motiveve që i ka.
Por, për të evituar çfardo keqëkuptimi dhe dyshimi se Serbia po ndërmerr veprime të njëanshme që kanë për qëllim kolonizimin e kësaj hapësire me kolonë nga Bosnja apo Kroacia, të cilët kurrë nuk kanë qenë qytetarë të Kosovës, qeveritarët serb duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës dhe zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë.
Nëse Serbia vazhdon të veprojë kështu në Kosovë, pa leje, pa kordinim dhe pa marrëveshje me zyrtarët kompetent kosovarë, dhe kështu dhe të veprojë edhe kundër procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, atëherë KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë të obliguar të ndërhyjnë dhe të pamundësojnë veprime të tilla të njëanshme dhe destabilizuese.