Një i ri gjuan me armë në kampin e refugjatëve, një fëmijë i plagosur

Policia gjermane bën të ditur se një person ka gjuajtur nga pushka ajrore drejt kampit të refugjatëve ku me këtë rast janë plagosur dy persona.

Lehtë janë lënduar një vajzë pesë vjeç dhe një i ri 18 vjeç.

Sulmuesi 21 vjeçar ka gjuajtur nga dritarja e banesës së tij që gjendet vetëm 40 metra larg nga kampi I refugjatëce, transmeton AFP.

Nëna e vajzës nga Maqedonia e ka vërejtur se fëmija e ka këmbën e lënduar ndërsa fillimisht ka menduar se atë e ka goditur dikush me gurë.

Më pastaj një dëshmitar e ka parë sulmuesin që gjuan nga banesa e tij pas së cilës është plagosur edhe 18 vjeçari nga Siria.

Policia ka bastisur banesën e sulmuesit ku kanë gjetur pushkën ajrore dhe municionin.

Megjithatë ai nuk është arrestuar pasi sipas Policisë nuk ka pasur arsye për arrestimin e tij.

“Nuk dihen motivet e këtij sulmi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta