Milenko ofendon rëndë Shkodran Mustafin (Foto)

Gazetari problematik nga Maqedonia ka vazhduar të ofendojë shqiptarët. Këtë herë ai është kapur për djaloshin nga Gostivari, i cili bëri krenarë shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të ‘pancerëve’ në Euro 2016.

”Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve” shkruan gazetari problematik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Milenko-Shkodran

Pas këtij postimi në Facebook ka vazhduar një lum ofendimesh nga qytetarë të Maqedonisë, shqiptar dhe maqedonas për këtë postim të tij.

Ndryshe, Milenko njihet si ofenduesi më i madh i shqiptarëve duke thënë ”shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”.

Milenko është i afërt me pushtetin e OBRM-PDUKM-së dhe për këtë disa herë me radhë kalon i pa dënuar nga institucionet që hudhin poshtë paditë dhe ankesat për shpërndarje të urrejtjes në mediume.

Milenko Nedelkovski për momentin udhëheq emisionin ”Late night show with Milenko” në televizionin kombëtar Kanal 5./Telegrafi/

Temat
RajonSport

Të afërta