Mblidhen krerët e shtetit, vendosin për misionin e EULEX-it

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po zhvillojnë një takim të përbashkët në Kryeministri ku pritet të vendoset qëndrim i përbashkët për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në takim është i pranishëm edhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa është nikoqir i një takimi ku po diskutohet vazhdimi i mandatit të Misionit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Në këtë takimin e përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, shefat e shtetit pritet të vendosin edhe për ditën e mbajtjes së seancës parlamentare në të cilën duhet aprovimi i deputetëve për këtë çështje.

I pranishëm në takim, tregojnë burime të Gazetës Express brenda Qeverisë së Kosovës, është edhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Mandati i EULEX-it përfundon të martën, derisa Qeveria e Kosovë javën që shkoi ka marrë rekomanduar që këtij misioni t’i zgjatet mandati edhe për dy vite.

Kryeministri Mustafa e kishte arsyetuar këtë vazhdim, me shumë lëndë që ky mision ende nuk i ka përfunduar së shqyrtuari.

Temat
LajmeVend

Të afërta