Luani sulmon një njeri të moshuar në Kenia (VIDEO)

Një luan ka sulmuar një njeri të moshuar në kryeqytetin e Kenias në Narobi. Luani është raportuar se ka humbur nga një park kombëtarë ditë më parë, njofton DailyMail.

Megjithatë, organet e policisë kanë arritur ta kthejnë luanin në park, por burri 63 vjeçar vazhdon të trajtohet në spital, ku mjekët thonë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Qyteti ishte vënë në siguri dhe gatishmëri të lartë muajin e kaluar, pasi disa luanë u raportuan se u arratisën nga parku kombëtar i Kenias.

Temat
Fun

Të afërta