Lideri i Koresë Veriore ka theksuar në vazhdimin e programeve bërthamore të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Yunhap njoftoi se Kim Jong Un, lideri i Koresë Veriore, gjatë një fjalimi në Universitetin e Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi deklaroi se është i zotuar për vazhdimin e barogramit bërthamor të Penianit dhe do ta ndjek atë me seriozitet.
Kim Jong Un, lideri i Koresë Veriore, shtoi se detyra e Universitetit të Mbrojtjes është edukimi i forcave të zgjuara njerëzore për t’i shërbyer vendit si një forcë bërthamore.
Kjo është në kohën kur presidentja e Koresë Jugore të hënën ka kërkuar nga Parlamenti i këtij vendi që të përkrahë politikën për ushtrimin e presionit mbi Korenë Veriore për ta detyruar këtë vend që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.