Kërcënimi i dëshmitarëve, shqetësim i BE-së

Samuel Zhbogar thotë se Kosova i ka kryer të gjitha detyrat e saj për Specialen, por pranon se janë të shqetësuar me rastet e kërcënimit, frikësimit të dëshmitarëve, duke i detyruar këta të fundit për t’i ndryshuar deklaratat.

Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave, etj.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhbogar, pranon se janë të shqetësuar me rastet e kërcënimit, frikësimit të dëshmitarëve, duke i detyruar këta të fundit për t’i ndryshuar deklaratat dhe kjo, sipas tij, është njëra nga arsyet se Gjykata Speciale ka vetëm gjykatës ndërkombëtarë që merren me rastet e tilla.

Zhbogar, i cili është në fund të mandatit të tij si i pari i BE-së në vend, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pohuar se mbrojtja e dëshmitarëve është njëra prej çështjeve kryesore të kësaj Gjykate.

Sipas tij, Kosova tashmë i ka kryer të gjitha detyrat e saj për Specialen, BE-ja është e gatshme ta financojë, mirëpo duhet që Holanda ta ratifikojë marrëveshjen me Kosovën.

Në intervistën e dhënë për “Zërin” Zhobgar flet edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, ku, siç thotë ai, frika ekziston tek të dy palët: tek shqiptarët e Kosovës ekziston frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një Republika Srpska dhe tek serbët se nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm, prandaj u nevojitet mbrojtje nëpërmjet Asociacionit.

Temat
LajmeVend

Të afërta